Emil Këlliçi* 16.03.2017 11:35
ASNN – Në kujtim të tremujorit të ndarjes nga jeta, për nder të tij u zhvillua një kupë me emrin e tij, ku në fund të veprimtarisë, trofeun me emrin “Çlirim Hysi” e meritoi ekipi i 15-vjeçarëve të klubit Dinamo me trajner Kastriot Hysi.
Në fund të veprimtarisë, kupën për ekipin fitues e dorëzoi përgjegjësi i ligës amatore të futbollit Sabit Agushi. Në këtë veprimtari, që është zhvilluar tek ish-Kompleksi “Dinamo”, tek Fusha Sportive e Laprakës dhe Kompleksi Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës kanë marrë pjesë 6 ekipe.
Këto ekipe kanë luajtur me sistem të rregullt, ku skuadra fituese ka dalë mbi bazën e pikëve të grumbulluara në 5 javë kampionat. Pra përveç Dinamos fituese kanë marrë pjesë dhe Kamza, Lapraka J, Ali Demi, Dinamo E dhe Lapraka C.
Aktiviteti ka filluar më 4 shkurt dhe ka përfunduar më 5 mars dhe Dinamo ka merituar Kupën “Çlirim Hysi”
* Specialist futbolli