Gjergj Vyshka 13.03.2015 18:25
Në Shkodër dje pasdite është luajtur ndeshja e prapambetur e javës së 9-të mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Nuk ishte luajtur më 1 mars, sepse vlonjatët kanë qenë të angazhuar me pjesëmarrjen e tyre në Kupën “Adem Jashari”, ndërsa zunë vendin e dytë. Dhe tanimë në këtë ballafaqim me Vllazninë, e cila ka qenë shumë e fortë dhe me shumë gola, nuk ka dalë askush fitues. Të dyja skuadrat kanë kërkuar tripikëshin, por në fund, nën një gjykim shumë të mirë të ndërkombëtarit Kreshnik Hakrama, Vllaznia e Flamurtari kanë fiksuar barazimin 3-3. Në këto kushte, edhe për shkak të golaverazhit më të mirë, Flamurtari është në vendin e parë, kurse Vllaznia në vendin e katërt. Deri në përfundim të fazës së dytë kanë mbetur dhe katër javë, të cilat do të qartësojnë dhe katër skuadrat që më pas do të luftojnë për titullin kampion në edicionin e dymbëdhjetë të futbollit të sallës në vendin tonë.
Gj.V.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 9-të
Ndeshje e prapambetur
(12 mars 2015)
Vllaznia – Flamurtari 3-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Flamurtari 10 7 2 1 67-23 23
- Tirana 10 7 2 1 80-37 23
- KS Ali Demi 10 6 1 3 43-38 19
- Vllaznia 10 5 3 2 52-32 18
- Edro Vlora 10 6 0 4 31-37 18
- Teuta 10 3 0 7 37-57 6
- Universiteti Epoka 10 1 0 9 49-105 3
- Black Sheep 10 1 0 9 15-45 0
Shënim: Black Sheep me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati