AlbanianSport.com 28.02.2016 14:35
ASNN – Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë në futboll për femra, duke triumfuar bindshëm në finale ndaj rivaleve të Kinostudios, me shifrat 6-0. Kjo ishte hera e dytë që shkodranet e fitojnë këtë trofe.
Futbolli shqiptar i femrave ka dhënë të dielën trofeun e parë të sezonit dhe Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale ekipin e Kinostudios me rezultatin tenistik, 6-0.
Kjo finale, që u zhvillua në Kompleksin Sportiv “Internacional në Pezë-Helmës në periferi të kryeqytetit, ka folur vetëm për shkodranet, të cilat janë kampione në fuqi dhe kryesojnë edhe renditjen e sezonit aktual të Kampionati Kombëtar të Futbollit të Femrave.
Ndeshja ka përfunduar praktikisht që në 45 minutat e para, kur një trigolësh i Gjergjit dhe një tjetër nga Gjini, u kanë dhënë vajzave kuqeblu një epërsi bindëse, me rezultatin 4-0.
Dy gola të tjerë, me autore Doçin, kanë fiksuar shifrat përfundimtare në 6-0 dhe kjo ishte hera e dytë që shkodranet e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka dhe të mbështetura nga presidentin Lazër Matija, e fitojnë këtë trofe.