AlbanianSport.com 26.06.2015 14:55
ASNN – Nuk janë vetëm skuadrat e meshkujve që kërkojnë sukses në veprimtaritë evropiane, por ambicie kanë edhe ekipet e femrave. Vllaznia, e cila shpall “kampione” e sezonit të fundit, ka mësuar emrat e skuadrave kundërshtare me të cilat do të ndeshet në Grupin e Parë për fazën paraeliminatore.
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve, i cili ka përcaktuar se shkodranet do të luajnë ndaj turkeve të Konak Beledijesporit, boshnjaket e SFK 2000 Sarajevës dhe bjelloruset e FC Minskut. Në total u hodh shorti për 8 grupe, ku të parat e çdo grupi do të kualifikohen për më tej.
Minituri pesëditor do të zhvillohet nga data 11, deri në 16 gusht 2015 dhe ekipet që do të presin biletën për më tej do të përfshihen në shortin e fazës së grupeve, që do të hidhet më 20 gusht 2015.