AlbanianSport.com 07/03/2021 15:10
ASNN – Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së 3-të në Grupin A, të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave për grupmoshën e Nën-15-vjeçareve. Kinostudio ka fituar me rezultatin 3-2 në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në kryeqytet, përballë Teutës.
Kështu, vajzat e kryeqytetit vijojnë të renditen të dytat në klasifikim, duke ndjekur pas Vllazninë e vendit të parë. Ndërkaq, të dielën, është zhvilluar në Shkodër derbi lokal midis Vllaznisë dhe Murlanit, ndeshje që ka përfunduar në favor të vajzave kuqebli me shifrat 3-1.
Tri gola të shënuar nga kryesueset e kampionatit, kundrejt një goli nga ana e Murlanit, i sollën fitoren Vllaznisë, që pas 3 ndeshjesh renditen në vendin e parë me 9 pikë të plota. Kjo është humbja e 3-të radhazi e vajzave të Murlanit, të cilat ende nuk kanë marrë fitoren e parë dhe renditen në vendin e fundit në klasifikim me 0 pikë
Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave
për grupmoshën e Nën-15-vjeçareve
Grupi A
Java e 3-të:
Kinostudio – Teuta 3-2
Vllaznia – Murlani 3-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Vllaznia 9
- Kinostudio 6
- Teuta 3
- Murlani 0