Gjergj Vyshka 28/11/2014 12:20
Java e 9-të e Kampionatit të 6-të Kombëtar të Futbollit për Femra ka nisur të mërkurën, teksa në Durrës, Shkëndija vendëse ka pritur kampionen në fuqi, Vllazninë.
Një ndeshje e dominuar nga shkodranet, të cilat edhe duke fituar 5-0 kanë marrë për momentin kryesimin në renditje.
Duhet theksuar se të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 9-të, ku spikat përballja Kukësi-The Door, do të luhen të shtunën.
Në fitoren e djeshme të shkodraneve në Durrës kanë spikatur golat e Govorit në minutën e 11-të, Protos në të 20-n, Baros në të 65’-n, si dhe dygolëshi i Doçit në të 4-n dhe në të 80-n.
Përgjithësisht një ndeshje e mirë e shkodraneve, ndaj dhe janë me meritë kryesuese të momentit në kampionatin e futbollit të femrave në Shqipëri.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 9-të
(26-29 nëntor 2014)
Të mërkurën:
Shkëndija Durrës – Vllaznia 0-5
Të shtunën:
Kinostudio – Tirana AS (ora 10:00)
Dajti – Juban Danja (ora 12:00)
Apolonia – AAS (ora 12:00)
Kukësi – The Door (ora 13:00)
Elbasani – Bilisht Sporti (ora 13:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 9 9 0 0 76-5 27
- Kukësi 8 8 0 0 73-2 24
- The Door 8 6 0 2 26-10 18
- Juban Danja 8 5 1 2 56-12 16
- Kinostudio 8 5 0 3 39-19 15
- Tirana AS 8 4 1 3 28-22 13
- Shkëndija Durrës 9 3 1 5 16-26 10
- Elbasani 8 3 1 4 11-26 10
- Bilisht Sporti 8 1 2 5 12-53 5
- Dajti 8 1 0 7 3-55 3
- Apolonia 8 0 2 6 7-42 2
- AAS 8 0 0 8 2-77 0