AlbanianSport.com 01.03.2017 12:05
ASNN – Futbollistja kosovare me nënshtetësi gjermane ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Fatmire Alushi, e njohur ndryshe si “Lira” i ka dhënë fund karrierës si futbolliste, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar arsyet e saj për largimin nga ky sport.
“Lira që ka luajtur për kombëtaren e Gjermanisë, gjatë karrierës së saj ka qenë pjesë edhe disa klube evropiane si: Duisburgu, Turbina e Potsdamit, FFC Frankfurt dhe së fundmi Paris SG-së. 28-vjeçarja është e martuar me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi.
Ja edhe statusi i saj, ku njofton tërheqjen nga futbolli dhe arsyet pas këtij vendimi:
“Miqtë e dashur. Pas një mendim të gjatë dhe të kujdesshëm, unë kam vendosur të përfundoj karrierën në futboll. Ky vendim është shumë i vështirë për mua, sepse me gjithë qejf kam dashur të luaj prapë futboll në një klub atraktiv. Për fat të keq nuk ishte e mundur ta gjejmë një qytet ku unë dhe burri im, Enisi, të ishim në gjendje të realizojmë planet tona private dhe sportive. Prandaj kam vendosur të vazhdoj t’i jap gjithë fuqinë dhe kohën familjes sime. E dua shumë me qenë nënë dhe me e parë djalin tonë përditshem si rritet. Në këtë mënyrë, Kjo nuk do të ishtë e mundur me një vazhdim të Karierës time. Dua t’i të falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen në të gjithë këto vite. Futbolli do të jetë gjithmonë një pjesë e madhe dhe e rëndësishme në jetën time dhe unë besoj qe do të shihemi prapë dikur. Shumë faleminderit, keni qenë të mrekullueshëm”, – ka përfunduar njoftimin e saj Lira.