Futboll – Femra / Vatafu, makthi i portës kuqezi, 3 gola për 3 pikët e Rumanisë

Share Button

Futboll-Femra-Shqiperi-Rumani-0-3-rreshtimi-2016

AlbanianSport.com 03.06.2016 17:20

ASNN – Përballja midis Shqipërisë dhe Rumanisë do të niste vrullshëm për të dyja ekipet, teksa fillimisht provon Ficzai për mikesha dhe Velaj për vajzat kuqezi. Sidoqoftë, pak e nga pak, rumunet e zhvendosin lojën në gjysmëfushën tonë dhe ushtrojnë presion. Mirëpo, në dy raste, rumunia Rus nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Minutat kalojnë dhe kombëtarja kuqezi mbrohet mirë, në ndonjë rast edhe tenton ta zërë në befasi kundërshtarin, por pa rezultat. Në minutën e 43-të do të vinte edhe goli i parë i ndeshjes me anë të Vatafusë, teksa me një goditje dënimi perfekte e dërgon topin në trekëndësh. 0-1 dhe nuk ka më kohë në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë i lojës nis me një Shqipëri më këmbëngulëse, por mungon forca goditëse në sulm. Rumunet qarkullojnë topin dhe shfaqen rrezikshëm, por sërish goli do të vinte nga një goditje dënimi si në rastin e parë. E njëjta autore, e njëjta goditje dhe e njëjta saktësi. Vatafu e dërgon në rrjetë sferën dhe 0-2 në minutën e 67-të.

Për t’i dhënë goditjen përfundimtare Shqipërisë mendon sërish Vatafu, teksa pas një krosimi nga këndi godet në afërsi të zonës dhe shënon. 0-3 dhe Rumania tashmë e ka siguruar fitoren e saj, ndërsa Shqipëria e futbollit të femrave është dorëzuar përpara forcës së kundërshtarit.

 

Shqipëri – Rumani                           0-3

Shënuese: Stefania Vatafu 43’, 67’, 78’

E enjte, 2 qershor 2016, ora 17:00

në stadiumin “Elbasan Arena”

SHQIPËRIA: Zani, Proto, Franja, Rrahmani, Bajraktari, Morina (Begolli 80’), Velaj, Hashani (Jashari 72′), Doçi, Gjini, Krasniqi. Trajner: A. Grima

RUMANIA: Paraluta, Goder, Havristiuc, Bortan (Tarasila 72’), Ficzai, Vatafu, Rus, Herczeg (Ciolacu 37’), F. Olar, Lunca (Popa 81’), C. Olar. Trajner: M. Albon

GJYQTARE: L. Ote, E. De Vries, S. Forde (Belgjikë)

KARTONË TË VERDHË: Franja / Vatafu

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh