AlbanianSport.com 12.01.2017 16:50
ASNN – Trajneri i italianeve, Enriko Sbardela, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por nuk la pa përmendur edhe disa prej vajzave që i pëlqeu nga kombëtarja shqiptare.
“Në përgjithësi mund të them se kemi bërë një paraqitje të mirë duke marrë parasysh se vinim pas një periudhe pushimi, – ka vijuar ai. – Ndeshja ishte e mirë dhe kjo fitore na jep moral më shumë për të vazhduar më tej.”
“Në lidhje me kombëtaren shqiptare mund të them se ishin disa vajza të talentuara dhe me përvojë, si numri 8, apo 11”, – përfundoi trajneri italian, duke folur pas fitores minimale ndaj Shqipërisë.