AlbanianSport.com 01.03.2017 17:05
ASNN – Me një përmbysje të madhe, por dhe me një “lumë golash”, Shqipëria e femrave e ka fituar sfidën me Malin e Zi, 5-3. “Në 45 minutat e para kemi luajtur mirë, ku edhe kaluam në epërsi të dy golave”, – ka thënë trajneri i përfaqësueses së futbollit të femrave të Malit të Zi.
“Mirëpo, duke qenë se ishte miqësore, bëra disa ndryshime në të dytën për të aktivizuar sa më shumë vajza, – ka vijuar ish-trajneri i Vllaznisë vite më parë. – Paraqitja e tyre ka qenë e dobët, ndaj edhe nga avantazhi në pjesën e parë e mbyllëm me humbje ndeshjen.”
“Megjithatë do të luajmë edhe ndeshjen tjetër në Shkodër për të parë sërish vajzat sesi do të jenë në fushën e lojës”, – ka përfunduar i mbiquajturi “Deda”.