Gjergj Vyshka 10.12.2014 16:10
Tirana AS ka barazuar të hënën në miqësoren e luajtur në Prizren përballë “13 qershorit” të Suharekës.
Kjo skuadër është në vendin e dytë në kampionatin e futbollit të femrave në Kosovë, ndërsa kryeqytetaset kanë luajtur denjësisht dhe kanë goditur dy herë shtyllën e portës kosovare.
Në këtë ndeshje, formacioni i Tirana AS ka qenë: Rripa, Beqiraga, Ndoci, E. Kolgjini, Gjici, Ipeku (Hoxha), Vishkulli, Kodra, Tuci, Tota, D. Kolgjini.
Klubi i Tiranës ka bërë një falënderim special për mikpritjen e klubit të Suharekës dhe komunës vendore, të cilët e kanë pritur presidentin Genc Ymeraj dhe të gjithë skuadrën e Tirana AS në futboll për femra.