AlbanianSport.com 14.12.2015 17:40
ASNN – “The Door” i ka shënuar tetë gola Dajtit në ndeshjen e fundit në javën e 7-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, duke u ngjitur kështu në vendin e gjashtë në renditje.
Ka qenë një ndeshje e lehtë për The Door, ndërsa Dajti, ashtu sikurse dhe Akademia Ajaks Schools vijon të shërbejnë si një tabelë qitjeje nga të gjithë. Në përgjithësi një ndeshje e qetë dhe e dominuar nga The Door.
Vllaznia, kampione në fuqi në Kampionatin Kombëtar të Futbollit për Femra, vazhdon të kryesojë e vetme me 21 pikë të plota. Madje duke shënuar plot 65 gola, vetëm dhjetë të shtunën Skënderbeut, e duke pësuar vetëm një gol.
Kjo fitore e thellë ka ardhur të shtunën në javën e 7-të të kampionatit në takimin e zhvilluar në Korçë. Fitore të thella, tenistike madje, korrën në javën e 7-të edhe Apolonia dhe Tirana AS, që mundën 6-0 përkatësisht Teutën dhe AAS-në.
Takimi më i spikatur ishte ai i kryeqytetit midis Kinostudios dhe Juban Danjës, që u fitua nga vendaset me rezultatin 3-0. Vllaznia mban vendin e parë pas 7 javësh, me pikë të plota 21, tri më tepër sesa Kinostudio, ndërsa Apolonia e vendit të tretë ka 15 pikë.
Kampioni i 7-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 7-të
(12-13 dhjetor 2015)
Të shtunën:
Apolonia – Teuta 6-0
AAS – Tirana AS 0-6
Kinostudio – Juban Danja 3-0
Skënderbeu – Vllaznia 0-10
Të dielën:
The Door – Dajti 8-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 7 7 0 0 65-1 21
- Kinostudio 7 6 0 1 42-9 18
- Apolonia 7 5 0 2 26-10 15
- Tirana AS 7 4 1 2 33-11 13
- Juban Danja 7 4 1 2 20-10 13
- The Door 7 3 2 2 20-13 11
- Skënderbeu 7 3 0 4 9-21 9
- Teuta 7 1 0 6 7-39 3
- AAS 7 0 0 7 3-49 0
- Dajti 7 0 0 7 1-63 0