Gjergj Vyshka 29.01.2017 12:05
Teuta e Durrësit është çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, ndërsa i është falur gjuajtjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave në përballjen me Dajtin.
Ka ndodhur kështu sepse 90 minutat janë mbyllur në barazim 1-1, atje ku më parë kishte shënuar Xhaferri në të 72-tën dhe kishte barazuar Gjergji 8 minuta më pas.
Edhe shtesat nuk kanë dhënë ndryshim rezultati. Dhe, në gjuajtjet nga pika e bardhë, teksa më parë kishte gabuar Xhymerti për Teutën, durrsaket shpëtohen nga portierja Hazizi, e cila ka pritur gjuajtjen e koleges Marku.
Dhe më pas Gjergji i ka dhënë kualifikimin Teutës, e cila në çerekfinale do të jetë përballë fitueses në fuqi Vllaznisë. Çiftet e tjera të raundit çerekfinale janë: Kinostudio-Akademia AAS, Apolonia-Juban Danja dhe Tirana AS-The Door.
Dajti – Teuta 1-1
Shënues: Xhaferri 72’ / Gjergji 80’
(11-metërshat: 4-5 për Teutën (Rizallari (+), Hoda (+), Disha (+), Hysaj (+), Marku (-, pret Hazizi) / Çela (+), Zotkaj (+), Kërtusha (+), Metalla (+), Xhymerti (-, pret Marku), Gjergji (+)
Dajti: Marku, Disha, Domi, Gjoni (Berisha 46’), Cikollari (Visha 54’), Koromani, Sena (Zalla 66’), Hysaj, Rizallari, Hoda, Xhaferri. Trajner: K. Gjonpalaj.
Teuta: Hazizi, Çela, Hoxha, Hysa (Canga 52’), Zotkaj, Kërtusha, Gjeçi (Dedgjonaj 56’), Metalla, Xhymerti, Aliaj (Qerimi 46’), Gjergji. Trajner: A. Doraci.
Gjyqtarë: E. Rusta, M. Salla, E. Kume (Elbasani)