AlbanianSport.com 06/06/2018 20:15
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të Nën-19-vjeçareve për femra, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka luajtur ndeshjen e dytë miqësore me bashkëmoshataret e Maqedonisë, ndërsa është mundur 1-0 në Ohër. Shqipëria luajti me këtë formacion: Isa, Morina, Zyba, Gila, Levanja, Simoni, Zhymerti (Leba 46’), Bejleri (Ragami 72’), Zarka (Niku 87’), Lufo dhe Begallo.
Por me humbje e ka mbyllur dhe kombëtarja e të rriturave për femra, që drejtohet nga trajneri Armir Grima, miqësoren e luajtur sot në Podgoricë ndaj Malit të Zi. Shqipëria e të rriturave luajti me Raxhimin (Konica 86’), Rrahmanin, Bajraktarin, Mujën (Mustafa 46’), Elezajn, Gjergjin (Djegsina 85’), Hamidi, Doçi, Lulaj (Myrtollari 86’), Gjini dhe Franja.
Kombëtarja e drejtuar nga Grima do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore, po në Mal të Zi, më 9 qershor, duke nisur nga ora 18:00.