AlbanianSport.com 10.04.2016 10:35
ASNN – Korçaret e trajnerit Stavrion Lako “falin” shumë gola, duke humbur raste pafund. Popa shënon tregolësh, Myrtollari dhe Morava dygolësha. Skënderbeu në futboll për femra ka fituar thellësisht dje në mesditë, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, me rezultatin 7-1 ndaj ekipit privat të AAS. Një fitore që, në fakt. është “falur” nga ana e korçareve, që kanë shpërdoruar po shumë përpara portës kundërshtare dhe me pak kujdes rezultati përfundimtar do të mund të ishte edhe më i thellë.
Vajzat e trajnerit Stavrion Lako që në pjesën e parë të ndeshjes arritën të shënonin pesë gola kundrejt një të mikeve. Serinë e golave e ka hapur elbasanasja Valbon Popa, që shënon që në minutën e 6-të të takimit pas një harkimi nga e djathta të Myrtollarit. Pas këtij momenti rastet do të shpërdoroheshin për vendëset, ndërkohë që miket e AAS-së në minutën e 28-të, në zbritjen e vetme në këtë 90-minutësh, shënojnë golin e barazimit.
Janë dy mbrojtëset e qendrës së Skënderbeut, Kullira dhe Shkëmbi, që nuk merren vesh me njëra-tjetrën dhe Prendushi del përpara portës duke shënuar golin e barazimit 1-1. Vetëm dy minuta ka zgjatur festa e mikeve, teksa elbasanasja Popa në të 30-ën gjuan në hyrje të zonës së 16-të metrave duke kaluar Skënderbeun në epërsi 2-1. Vetëm 30 sekonda më vonë është po Popa që shënon edhe të tretin për Skënderbeun dhe njëkohësisht golin e 3-të individual në këtë takim.
Por përpara se pjesa e parë të mbyllej është lojtarja e ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë, Klarita Myrtollari, që shënon një dygolësh. Në minutën e 40-të dhe 45-të, Myrtollari çon shifrat në 5-1 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë, rastet për vendaset vijojnë të shpërdorohen duke shënuar në këtë 45 minutësh vetëm dy gola të tjerë. Këtë herë është mesfushorja Eriana Morava që edhe ajo shënon një dygolësh.
Në minutën e 65-të dhe të 85-të Morava të dy golat do t’i shënonte me gjuajtje nga jashtë zonës së 16-të metrave dhe në përfundim Skënderbeu fiton bindshëm 7-1, në një ndeshje që ka folur vetëm për vajzat korçare nga fillimi në fund
Skënderbeu – AAS 7-1
Shënues: Popa 6’, 30’, 31’, Myrtollari 40’, 45’,
Morava 65’, 85’ / Prendushi 28’
Skënderbeu: Sula, Shkëmbi, Kullira, Zizolli, M. Niçku (Kajo 65’), Zëre, Kasa, Morava, Myrtollari, Qylalli (J. Niçku 34’), Popa. Trajner: S. Lako
AAS: Gocaj, Shytani, Daku, Thomaj, Uruçi, Thaçaj, Isaj, Sufaj, Tukaj, Prendushi, Dibra. Trajner: A. Uruçi
Gjyqtare: E. Rusta, E. Kume, M. Salla (Elbasan)
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 14-të
(9-10 prill 2016)
Të shtunën:
Skënderbeu – AAS 7-1
Juban Danja – Teuta 3-0
Të dielën:
Dajti – Kinostudio
Vllaznia – The Door
Tirana AS – Apolonia
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 13 13 0 0 97-1 39
- Tirana AS 13 9 1 3 60-21 28
- Kinostudio 13 9 0 4 63-25 27
- The Door 13 8 3 2 36-20 27
- Apolonia 13 8 1 4 49-19 25
- Juban Danja 14 7 1 6 38-23 22
- Skënderbeu 14 6 0 8 30-38 18
- Teuta 14 2 0 12 13-67 6
- AAS 14 2 0 12 13-88 6
- Dajti 13 0 0 13 3-100 0