AlbanianSport.com 10/08/2019 19:05
ASNN – Tjetër triumf në veprimtarinë më prestigjioze e klubeve të futbollit të femrave dhe Vllaznia e Mitrovica janp pranë kualifikimit historik. Kështu, shkodranet kanë arritur të sigurojë fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.
Vajzat kuqeblu, mposhtën me rezultatin 1-0 kampionen e Maltës, Birkirkara, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Kampioneve të Shqipërisë nuk iu duhet domosdoshmërisht të fitojnë edhe ndeshjen e 3-të për t’u kualifikuar.
Takimi i 3-të është ai i së martë përballë ekipit vendas të Lituanisë, Gintra, që është mundur 1-2 nga irlandezet e Reks’hamit, duke ndërlikuar kështu betejën për të vijuar më tej.
Golin e fitores për skuadrën shkodrane në përballjen e së shtunës e shënoi amerikania Dojl, në minutën e 16-të. Edhe Mitrovica ka korrur fitoren e dytë në po aq ndeshje, duke mundur 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje, bullgaret e NSA-së.
Të martën në mbrëmje, të dyja skuadrat zbresin në për sfidën e fundit dhe vendimtare për të shkruar historinë, teksa edhe një barazim në ndeshjen e fundit u mjafton të dy ekipeve shqiptare për të kaluar grupin.