Gjergj Vyshka 24.05.2016 21:15
Shqipëria e futbollit të femrave, që drejtohet nga trajneri Armir Grima, ka nisur dje grumbullimin dhe përgatitjen e saj për ndeshjen e parafundit të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Holandë 2017”.
Bëhet fjalë për përballjen me Rumaninë më 2 qershor në “Elbasan Arena” në ora 17:00. Deri më tani Kombëtarja kuqezi e vajzave është mundur dy herë nga Greqia (1-4 dhe 2-3) dhe dy herë nga Ukraina (0-4 dhe 0-2).
Po kështu është mundur një herë nga Rumania (0-3) dhe një herë nga Franca (0-6), ndërsa në këtë periudhë ka humbur dhe dy ndeshje miqësore, me Kosovën 1-3 dhe me Hungarinë 0-6.
Ja lista e futbollisteve të grumbulluara për Rumaninë
Portiere: Marigona Zani, Pëllumbesha Gjyli, Elsa Deda, Fabiola Mullai
Mbrojtëse: Albina Rrahmani, Arbiona Bajraktari, Lucije Gjini, Sara Maliqi, Cyme Lulaj, Alma Hilaj, Angjela Muco
Mesfushore: Geldona Morina, Ezmiralda Franja, Lavdie Begolli, Denisa Proto, Megi Doci, Suada Jashari, Saranda Hashani, Qendresa Krasniqi, Aurora Seranaj
Sulmuese: Fortuna Velaj, Ambra Gjergji, Klaudia Rrotani