AlbanianSport.com 22.10.2015 22:10
Në kuadër të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2017, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është ndeshur të enjten me Greqinë, duke u mundur me rezultatin 1-4. Sikundër çdo ndeshje e ekipeve tona përfaqësuese, edhe kjo përballje e kombëtares së futbollit të femrave u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin e dytë.
Kombëtarja e femrave ka ngritur të enjten siparin e ndeshjeve të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017 dhe vajzat kuqezi janë mundur në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fier, 1-4 përballë Greqisë. Sikundër çdo ndeshje e ekipeve tona përfaqësuese, edhe kjo përballje e kombëtares së futbollit të femrave u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndeshja nisi më mirë për greket, të cilat gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 14-të, me autogolin e Zanit. Ndonëse Kurbogaj barazoi shifrat në minutën e 23-të, vetëm 4 minuta më pas, fqinjet jugore janë rikthyer në epërsi, me anë Kidonakit. Madje greket do ta mbyllin pjesën e parë në epërsi 3-1, falë golit të realizuar nga Sidira në minutën e 37-të të pjesës së parë.
Pavarsisht përpjekjeve të vajzave kuqezi, pjesa e dytë do të prodhojë vetëm një gol, të katërtin për Greqinë, me autore Markunë në minutat e fundit të takimit. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ndodhet në grupin e 3-të Eliminator me Francën, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë dhe pas pesë ditësh do të ndeshet në fushë të huaj me rumunet.