Futboll – Femra / Shqipëria, me kokën lart & tjetër fitore në Luksemburg

Share Button

Futboll-Femra-Kombetarja-2015

Gjergj Vyshka 25.01.2015 07:55

Shqipëria e futbollit të femrave ka dalë kokëlartë nga stadiumi “Zhan Donersbah” i Luksemburgut, teksa e ka mundur për herë të dytë skuadrën vendëse. Shqiptaret e trajnerit Altin Rraklli kanë pasur vetëm një ditë kohë dhe një seancë stërvitore për t’u përshtatur me njëra-tjetrës. Por, si të thuash të ardhura nga rruga, të mbledhura fort dhe me idenë se ia kanë marrë dorën Luksemburgut, ia kanë dalë të jenë fituese. Ka mjaftuar goli i Merovcit në pjesën e parë dhe Morinës në pjesën e dytë që tonat të marrin fitoren e radhës, e cila zyrtarisht mungonte që nga 30 tetori i vitit 2013, kur në Durrës për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Kanada 2015” patën fituar 1-0 me Greqinë. Dhe kjo kombëtare e jona me këtë fitore të djeshme, teksa tek vendëset ka rënë “zija”, sepse janë në prag të raundit paraeleminator të kualifikueseve të Kampionatit Evropian (Luksemburgu është në grup me Letoninë, Moldavinë dhe Lituaninë, më 4-9 prill), jep sinjale pozitive përpara ndeshjeve zyrtare që nisin në shtator. Në përgjithësi tonat e kanë kontrolluar lojën dhe e kanë mbajtur nën presion skuadrën vendëse, e cila për asnjë çast nuk ka qenë shqetësim për portën e mbrojtur nga Jashari. Madje me përjashtim të një momenti të rrezikshëm të Tomson, e gjithë pjesa tjetër është luajtur në zonën e Luksemburgut. Përveç dy golave të Merovcit dhe Morinës, për tonat mungon dhe një penallti, e cila është humbur. Që do të thotë se duhet të ishte një fitore më e thellë. Sidoqoftë, kampin kuqezi dje e mbërthyer festa. Sepse dhe një fitore me Luksemburgun në fushë të huaj, pavarsisht se është miqësore, vlen.

 

Luksemburg – Shqipëri                  0-2

Shënues: Kurbogaj 22’, Morina 60’

Luksemburgu: Kardoso (Bei 76’), Elias (Fleis’hojher 83’), Bershaid, Borg, Frising (Sauber 46’), Mendez, Maurer (Rupert 46’), Birkel (Kanë 60’), Seman, Tomson (Henrikes 83’), De Lemos. Trajner: R. Pie

Shqipëria: Gjyli (V. Jashari 90’), Aliu, Lucaj (Sadiku 90’), Rrahmani, Govori (Franja 36’), Memedov (Bajrakurtaj 86’), Seranaj, Morina, Kurbogaj, Merovci (S. Jashari 53’), Gjini. Trajner: A. Rraklli

Gjyqtare: T. More (Luksemburg), S. Forde, B. Pierart (Belgjikë)

Kartonë të verdhë: Birkel, Bershaid / Govori

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh