AlbanianSport.com 18.01.2017 18:55
ASNN – Përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në futboll për femra do të mësojnë të enjten kundërshtaret në turin paraeliminator të Kampionatit Botëror të 2019-ës, pas shortit që do të hidhet më 19 janar 2017.
Kështu ka bërë të ditur organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, sa u përket 16 ekipeve me koeficient të ulët, midis të cilave është edhe Shqipëria, por edhe Kosova, që merr pjesë për herë të parë në këto Eliminatore. 16 ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 4 ekipe secila.
Kosova është në vazon e dytë, derisa 16 ekipet do të ndahen në 4 grupe. Kështu do të zhvillohen 4 mini-turne, me dy ekipet e para të grupeve që do të kalojnë në turin tjetër, që është faza e grupeve Eliminatoreve.
Në turin paraeliminator do të marrin pjesë Turqia, Izraeli, Greqia, Kazakistani, Estonia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia, Malta, Mali i Zi, Gjeorgjia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Andorra e Kosova.
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen mes 6 dhe 11 prillit 2017, ndërsa tutje kalojnë fituesit e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë, në bazë të rezultateve me ekipin e parë dhe të tretë të grupit përkatës.
Pas turit pareliminator, 5 ekipet e kualifikuara do të përballen me 30 të tjerat në fazën e ardhshme. Turnetë paraeliminatorë zhvillohen nga 6 deri më 11 prill, në Shqipëri, Lituani, Gjeorgji dhe Ishujt Faroe.