AlbanianSport.com 03.06.2016 14:35
ASNN – Vetëm 43 minuta kanë rezistuar kombëtarja kuqezi e femrave, ndërsa kjo është humbja e dytë për trajnerin Grima në krye të kësaj përfaqësueseje, që nuk ka asnjë lidhje me golin në portën kundërshtare
Rumania në futboll për femra e ka mundur Shqipërinë 3-0 në Stadiumin “Elbasan Arena”, me një trigolësh të Stefania Vatafusë, e cila i dha njëkohësisht edhe 3 pikët skuadrës së saj.
Një pjesë e parë e mirë nga kombëtarja kuqezi e vajzave, por që, sidoqoftë, nuk ia dolën ta mbyllnin pa pësuar gol. Ndërkohë, në të dytën, po me Vatafunë, rumunet shënojnë edhe dy herë të tjera duke hipotekuar fitoren.
Shqipëria nuk ka marrë dot asnjë pikë në grupin e saj të Eliminatoreve të Kampionatin Evropian “Holandë 2017”, ndërsa kështu kanë mbërritur tek golaverazhi i vetëm 3 golave të shënuar dhe 25 të pësuar.
Kampionati Evropian i Futbollit – Femra
Eliminatoret “Holandë 2017”
Grupi 3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H Gsh-Gp Pikë
- Franca 6 6 0 0 20-0 18
- Rumania 6 3 1 2 11-7 10
- Ukraina 6 3 1 2 11-10 10
- Greqia 5 2 0 3 9-12 6
- Shqipëria 7 0 0 7 3-25 0