Gjergj Vyshka 27.10.2015 07:35
Kombëtarja e futbollit të femrave të Shqipërisë do të zhvillojë sot pasdite në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ndeshjen e dytë, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”.
Në Bukuresht, në stadiumin “Mogosoaia”, në ora 15:00 ndeshjen Rumani – Shqipëri do ta arbitrojë një treshe serbe me kryesore Ana Miniç. Ndihmëse të saj do të jenë Svetllana Biliç dhe Aleksandra Kojoviç.
E katërt do të jetë gjyqtarja vendëse Aleksandra Teodora Apostu. Trajneri Rraklli ka deklaruar: “Do të kemi disa ndryshime në 11-shen tonë krahasuar kjo me ndeshjen e së enjtes së kaluar. S’mund të them emra, por shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv.”
Grupi 3
Ndeshje të luajtura:
22 shtator Francë – Rumani 3-0
22 tetor Shqipëri – Greqi 1-4
22 tetor Ukrainë – Rumani 2-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Greqia 1 1 0 0 4-1 3
- Franca 1 1 0 0 3-0 3
- Ukraina 1 0 1 0 2-2 1
- Rumania 2 0 1 1 2-5 1
- Shqipëria 1 0 0 1 1-4 0