Futboll – Femra / Rraklli: Impenjimi & dëshira për të fituar është e madhe

Share Button

Futboll-femra-Shqiperi-Hollande-0-4-kolazh-2013-Rraklli-tamam

Gjergj Vyshka 22.10.2015 09:10

Trajneri: “Për ne është shumë e rëndësishme t’i nisim me këmbë të mbarë Eliminatoret e Botërorit. Jemi në gjendje t’i përballojmë dy ndeshjet, por e rëndësishme është të kalojmë me sukses sot.” Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra, sot në ora 14:00 në “Loni Papuçiu” të Fierit, do të nisi rrugëtimin e saj në Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”.

Dhe ndeshja e parë do të jetë përballë Greqisë së cilën vajzat kuqezi e kanë mundur dhe në Eliminatoret e Botërorit “Kanada 2015”, 1-0 në Durrës. Parë kështu, por dhe duke pasur objektivin kryesor lënien pas në renditje të Greqisë, shqiptaret janë karikuar për të dhënë më të mirën e tyre. Këtë e konfirmon në intervistën për “Sport Ekspres” dhe trajneri i kuqezinjve, Altin Rraklli.

Ky i fundit, si shqetësimin e tij kryesor ka vetëm lojtaret që vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa ende nuk ka nisur gara. Megjithatë të gjithë janë optimistë për të arritur suksesin. Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres: në prag të ndeshjes me Greqinë, sot në ora 14:00, intervistë të cilën AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Cila është gjendja e skuadrës në prag të ndeshjes me Greqinë?

– Gjendja e skuadrës duket e mirë dhe kjo bie në sy sidomos tek lojtarët që vijnë nga kampionatet jashtë Shqipërisë, sepse kanë javë që kanë nisur garën e tyre. Dhe për rrjedhojë janë në një gjendje më optimale se sa lojtaret e kampionatit, ndërsa në Shqipëri ende nuk ka nisur sezoni i ri. Mos harroni që në kombëtare nuk janë pak, por plot 11 futbolliste që vijnë nga kampionati vendës. Megjithatë ajo që më bën optimist është fakti se impenjimi i vajzave dhe dëshira për të luftuar që në ndeshjen e parë të këtyre Eliminatoreve e kam parë që në ditët e para të grumbullimit.

 

-Sa është rritur grupi juaj që nga koha kur kanë përfunduar Eliminatoret e Botërorit “Kanada 2015”?

– Mendoj që ekipi ka përmirësime nga viti i kaluar dhe shkaku është se lojtaret kanë pasur më tepër kohë për të qëndruar me njëra-tjetri. Kemi disa prurje të reja, lojtare të cilat vijnë nga kombëtarja U-19, apo dhe nga ato që luajnë jashtë vendit. Dhe janë futbollliste që kanë rritur cilësinë dhe rendimentin e ekipit.

 

– Greqinë, kundërshtarin që do të keni sot përballë, e keni parë, apo jeni mjaftuar me dy ndeshjet e fundit që keni luajtur në Eliminatoret e Botërorit?

– Të them të drejtën jo dhe nuk kam pasur ndonjë informacion të mjaftueshëm për kundërshtarin. Megjithatë do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

 

– Sa është në gjendje kjo skuadër të përballojë dy ndeshje në pesë ditë, ndërsa më 27 tetor ju do të jeni në vizitën rumune?

– Unë besoj tek ky grup dhe te lojtaret që kam përzgjedhur dhe bindem se do t’i përballojnë me sukses të dyja ndeshjet. Por e rëndësishme është të marrim ndeshjen e parë me Greqinë, sepse një fitore do të sillte më tepër optimizëm brenda skuadrës. Madje, kjo është më kryesorja në këto Eliminatore, ta lëmë prapa Greqinë në renditje.

 

– Jashtë ndeshjes së kombëtares, çfarë përshtypje ju la Kampionati Botëror “Kanada 2015” dhe çfarë mund të bëjmë ne për të rritur nivelin e futbollit të femrave në vend?

– I ndoqa pothuajse të gjitha ndeshjet e atij Botërori. Mendoj se nuk kishte cilësinë dhe spektaklin e katër viteve më përpara. Ndoshta ndikoi dhe bari sintetik në një farë mënyre.

 

– Së fundi, jeni të bindur që do ta keni mbështetjen e tifozerisë fierake sot?

– Besoj se do të jenë, sepse sot do të fitojmë edhe për ata. Ndaj shpresoj shumë në mbështetjen e tyre

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh