Gjergj Vyshka 09.12.2015 07:55
Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra ka nisur dje javën e 6-të të tij me dy ndeshje, ndërsa pjesa tjetër do të luhet sot. Ajo që bie në sy është Vllaznia, kampionia në fuqi e futbollit të femrave, ka bërë “batërdinë”, teksa ka mundur Akademinë “Ajaks Albanian Schools”, me shifrat 10-0.
18 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje, që do të thotë 6 fitore, asnjë barazim, asnjë humbje. Jo vetëm kaq, por edhe 55 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Kështu që Vllaznia, tashmë e shkëputur nga ndjekësit me gjashtë pikë diferencë, është plotësisht pretendente për t’u shpallur për të tretën herë radhazi “kampione”.
“Ndërkohë Apolonia ka pasur një ndeshje të lehtë jashtë fushës së saj, teksa ka mundur Dajtin 6-0 duke luajtur plotësisht “tenis” sa u përket shifrave. Tre ndeshjet e mbetura janë të gjitha çifte intriguese, sepse luhet për vendet e larta në renditje dhe për të mos humbur hapin me shkodranet kryesuese.
Që do të thotë se Tirana AS me The Door, Teuta me Kinostudion dhe Juban Danja me Skënderbeun pritet të japin rezultate interesante të vlefshme për garën e kampionatit. Por Vllaznia vijon të dominojë.
Kampionati i 7-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(8-9 dhjetor 2015)
Të martën:
Dajti – Apolonia 0-6
Vllaznia – AAS 10-0
Të mërkurën:
Tirana – The Door ora 09:00
Teuta – Kinostudio ora 11:00
Juban Danja – Skënderbeu ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 0 55-1 18
- Kinostudio 5 4 0 1 33-9 12
- Apolonia 6 4 0 2 20-10 12
- Juban Danja 5 3 1 1 18-6 10
- Tirana AS 5 3 0 2 25-9 9
- Skënderbeu 5 3 0 2 8-9 9
- The Door 5 2 1 2 10-11 7
- Teuta 5 1 0 4 7-27 3
- AAS 6 0 0 6 3-43 0
- Dajti 6 0 0 6 1-55 0