Gjergj Vyshka 17.09.2016 15:20
Serbia në futboll për femra i ka shkaktuar një “tërmet 9 ballësh” Kombëtares shqiptare të Nën-19-vjeçareve në futboll për femra, teksa e ka mundur 9-0.
Pra, janë 20 gola të pësuar në dy ndeshje, me një mesatare 10 gola në ndeshje, që e bëjnë gjendjen të vështirë, ndërsa duke se edhe Qipron, që dje është mundur 8-0 me Skocinë, nuk do ta kenë të lehtë.
Dje, vajzat kuqezi kanë rezistuar vetëm 25 minuta, pas të cilave Miseljiç e Savanoviç kanë fiksuar shifrat 2-0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë në një hark kohor prej 24 minutash janë shënuar 7 gola.
Dhe, në përfundim, 9-0 dhe një tjetër ndeshje e dobët e kombëtares të Nën-19-vjeçareve në Evropë.
Serbi – Shqipëri 9-0
Shënues: Miseljiç 25’(11-m.),
Savanoviç 28’, Filipoviç 71’, 86’, 87’,
Ivanoviç 80’, 88’, 90’+5, Kovaçeviç 84’
E premte, 16 shtator 2016, ora 14:00
në Stadiumin “Selman Stërmasi”, Tiranë
Serbia: Djapiç, Baka (Ivanoviç 55’), Vuckoviç, Bradiç (Djuriçek 64’), Trbojeviç, Poljak (Kovaçeviç 77’), Miseljiç, Filipoviç, Savanoviç, Knezeviç, Belovan. Trajnere: L. Stojkanoviç.
Shqipëria: Raxhimi, Aliu (Zere 76’), Goro, Jova (Xhindole 46’), Doko, Hasani, Mustafa, Koldashi, Kasa (Zizoli 46’), Muja, Myrtollari. Trajner: N. Dede
Gjyqtare: K. Eide, L. Andersen (Norvegji), C. Karovinja (Itali)
Kartonë të verdhë: Jova, Mustafa