Gjergj Vyshka 15.09.2016 15:15
Nën-19-vjeçaret kuqezi kanë rezistuar vetëm 3 minuta dje e më pas ka nisur goleada e Skocisë. Kuthbert me tripletë në minutën e 3-të, të 15-të dhe të 30-të, më pas Hanson në të 32-ën dhe në të 38-ën, por dhe Majlin në të 34-tën do të fiksonin rezultatin 6-0.
Në pjesën e dytë dy golave të Kuthbert u janë shtuar dhe Kerr, Korner e Bojs dhe në fund 11-0. As katër kartonët e verdhë të kombëtares sonë, e cila është mundur ta ndalë vrullin e Skocisë me ashpërsi, nuk e ka ndalur këtë disfatë.
Po dje në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”, Serbia ka fituar 3-0 ndaj Qipros. E keqja është se i gjithë ky turne Evropian i Nën-19-vjeçareve në Tiranë e Durrës është duke kaluar në heshtje të plotë sikurse të mos ishte i tillë në vendin tonë…
Skoci – Shqipëri 11-0
Shënues: Kuthbert 3’, 15’, 30’, 48’, 63’,
Hanson 32’, 38’, Mylen 34’, Kerr 67’,
Kornet 87’, Bojs 90’
E mërkurë, 14 shtator 2016, ora 14:00
në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tiranë
Skocia: Flaherti, Miçi, Peterson, Uajt, Kerr, Gallaker (B. Haj 59’), Kuthbert, Hanson (Bojs 64’), Braun, Majlin, Kornet. Trajner: G. Evans
Shqipëria: Raxhimi, Xhindole, Jova, Doko, Hasani (Ks. Goro 46’), Koldashi, Begalo (Aliu 90’), Aliaj (Kl. Goro 25’), Kasa, Muja, Myrtollari. Trajner: N.Dede
Gjyqtare: V. Garofolo, C. Karovinja (Itali), O. Vdovina (Ukrainë)
Kartonë të verdhë: Raxhimi, Xhindole, Koldashi, Goro