AlbanianSport.com 09.09.2015 14:35
ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra po përgatitet për fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian te Futbollit. Ekipi i femrave i drejtuar nga trajneri Nevil Dede është grumbulluar dje në Durrës, për të nisur përgatitjet për sfidat zyrtare.
Shqipëria e Nën-19-vjeçareve do të jetë në të njëjtin grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën. Bien në sy fakti se edhe në edicionin e kaluar Shqipëria ka qenë në të njëjtin grup eliminatore me skuadrën skoceze. Kombëtarja shqiptare do të niset për në Austri më datë 14 shtator.
Ndërkohë kalendari i ndeshjeve të saj është si më poshtë:
Dita e parë
15.09.2015
Austri – Shqipëri ora 18.00
Dita e dytë
17.09.2015
Skoci – Shqipëri ora 11.00
Dita e tretë
20.09.2015
Shqipëri – Ukrainë ora 17.00.
Pas kësaj faze në grup kualifikohen dy skuadra. Ja cilat janë futbollistët që trajneri Nevil Dede ka zgjedhur për këtë fushatë eliminiatore:
Nr. Emër Mbiemër Ekipi
- Djellza Musa Kosovë
- Ardiona Raxhimi “The Door”
- Valbona Lipe Kukësi
- Anxhela Aliu Vllaznia
- Merva Gerbeti Apolonia
- Esmeralda Franja Kukësi
- Majlinda Kadolli Kosovë
- Mirsada Skutina “The Door”
- Desantina Koldashi Kukësi
- Paula Jaku Jubani
- Endrina Elezaj Vllaznia
- Elmedina Shega “The Door”
- Egzona Zeka Kosovë
- Klavin Goro Apolonia
- Ambra Gjergji Kinostudio
- Uendi Muja Vllaznia
- Alma Hilaj Vllaznia
- Valbona Popa Apolonia
- Greis Domi Fiorentina (Itali)
- Sabina Kasa Elbasani
- Kesiana Goro Apolonia
- Antigona Behluli Kosovë