Futboll – Femra / Nën-19-vjeçaret, më dinjitoze në humbjen me Skocinë

Share Button

Futboll-Femra-U-19-logo

Gjergj Vyshka 18.09.2015 12:35

Shqipëria e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra e ka humbur dhe ndeshjen e dytë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, ndërsa dje është mundur nga Skocia. Në një farë mënyre ka qenë e parashikueshme, por së paku tonat i kanë nxjerrë “ujin e zi” Skocisë, e cila është stërmunduar për të na mundur.

Është dukur si një ndeshje e lehtë kur skocezët kanë shënuar dy herë për 20 minuta me anë të Tjudajs dhe Hauatit. Por goli i Franjas e vë në diskutim epërsinë e Skocisë. Skocezet duket sikur kanë gjetur qetësinë me Hensonin vetëm katër minuta përpara se të përfundonte pjesën e parë.

Mirëpo Gjegji, që ka shënuar golin e dytë të kuqezinjve dhe të dytin personal, në limitet e pjesës së parë ka ngushtuar në 3-2. Tension te skocezet dhe lirshmëri tek tonat, të cilat në pjesën e dytë kanë përballuar mirë presionin e kundërshtarëve. Raxhimi frenon gola të sigurt.

Por, sidoqoftë, ajo nuk ka mundur të bëjë dot gjë në minutën e 74-t, kur Bojas ka shënuar golin e katërt, duke vulosur praktikisht fitoren e skocezeve. Gjegji mund të kishte shënuar përsëri. Megjithatë Skocia ka fituar, kurse tonat kanë bërë një ndeshje më të mirë se sa me Austrinë, të cilën e humbën 1-8.

 

Skoci – Shqipëri                    4-2

Shënues: Tjudaj 9’, Hauat 20’, Henson 41’, Bojs 74’/ Franja 25’, Gjegji 45’+3

 

Skocia: Flaherti, Mek-Laflin (Gallaker 86’), Klilënd, Kjesi, Katbert, Henson (Kornet 46’), Hauat (Bojs 46’), Tjudaj, Majlin, Raferti, Uajt. Trajner: G. Evans

Shqipëria: Raxhimi, Kadolli, Franja, Lipa, Shega (Aliu 64’), Zeka, Domi (Skutina 72’), Koldashi, Behluli, Muja (Kasa 36’), Gjegji. Trajner: N. Dede

Gjyqtare: V. Radzinja, J. Kolomiceva (Letoni), S. Telek (Austri)

Kartonë të verdhë: Kadolli, Franja

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh