AlbanianSport.com 23/11/2018 21:45
ASNN – Sot u hodh në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, edhe shorti për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Suedi 2020” për kombëtaren e grupmoshës deri në 17 vjeç në futboll për femra. Në total janë 11 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin e 7-të, së bashku me Greqinë, Lituaninë dhe Irlandën.
Ky grup i fazës eliminatore për këtë grupmoshë do t’i zhvillojë ndeshjet në Lituani në datat 10, 13 dhe 16 shtator 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga turin eliminator në “Turin Elitë” do të jenë 26, ku 22 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre përkatës, si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 11 grupet.
Shqipëria e femrave, si për moshën 19-vjeç, ashtu dhe për moshën 17 vjeç, shpreson të bëjë më të mirën e të përfitojë të paktën si skuadra e tretë më e mirë në renditjet e grupeve. Në fakt, shanset më të mëdha i ka skuadra kombëtare e Nën-17-vjeçareve, pasi edhe kundërshtaret janë pak a shumë të një niveli.