AlbanianSport.com 24/09/2021 22:25
ASNN – Shqipëria e Nën-17-vjeçareve në futboll për femrave ka luajtur këtë të premte ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2021/2022. Trajneri kuqezi, Agustin Kola, hodhi në fushë këtë formacion: Synaj, Tori, Maxhalaku (kapitene), Marku, Coka, Danaj, Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj dhe Kallbaqi.
Në ndeshjen që nisi në ora 16:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”, ishin malazezet ato të cilat kaluan të parat në epërsi, në minutën e 10-të, me Osmajiçit, teksa 4 minuta më vonë dyfishon rezultatin Boriçiçi. Vajzat kuqezi mundohen të marrin në kontroll lojën, ku në minutën e 21-të, Borci godet bukur një top nga brenda zonës, por që përfundon jashtë kunadratit kundërshtar.
Malazezet shënojnë edhe golin e 3-të në minutën e 29-të dhe pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-3 në favor të kundërshtareve. Me fillimin e pjesës së dytë, Kola bën dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Emi Bilinishtën dhe Estrela Habilin dhe duke nxjerrë nga loja Juarda Alijaj dhe Kesiana Kallbaqin. Vajzat kuqezi pësojnë edhe 5 gola të tjerë në këtë pjesë të dytë.
Ndërsa golin e nderit për Shqipërinë do ta shënonte numri 9, Klaudia Borci, në minutën e 88-të takimit. Ndeshja u mbyll kështu me rezultatin përfundimtar, 1-8, me Kombëtaren shqiptare të femrave që do të luajë ndeshjen e dytë më 30 shtator kundër Azerbajxhanit, po në Stadiumin “Elbasan Arena”. Më 27 shtator 2021, Mali i Zi përballet me Azerbajxhanin.