ASNN – Vllaznia në futboll për femra është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, që nga data 23, deri më 28 gusht do të zhvillohet në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Në grupin e saj, Vllaznia do të jetë përballë Sarajevës, Paokut të Selanikut dhe Betemburg të Luksemburgut. Tek Vllaznia tashmë ka dhe afrime, teksa ka ardhur kapitenia e Shqipërisë, Albina Rrahmani.
Më pas qendërmbrojtësja Jadranka Paviçeviç, shqiptarja-amerikane Kristina Maksuti, kosovarja Majlinda Kadolli dhe serbja Liljana Gardian. Sipas presidentit Matija këto ardhje do t’i shërbejnë Vllaznisë për të bërë një paraqitje dinjitoze në Ligën e Kampioneve.
Ndeshja e parë është më 22 gusht në ora 17:00 me Sarajevën. E dyta më 25 gusht 2017, në ora 17:00 me PAOK-un dhe e fundit, më 28 gusht, në ora 17:00 me Betemburgun. E Vllaznia pretendon për të kaluar grupin.