AlbanianSport.com 21/01/2024 14:25
ASNN – Ka shkuar atje si një përforcim i rëndësishëm dhe me një bagazh të pasur si titullare e Kombëtares kuqezi, por edhe Vllaznisë në Ligën e Kampioneve të futbollit të femrave dhe nuk ka vonuar të përfshihet menjëherë në lojë, duke e ndihmuar skuadrën e saj të korrte një fitore.
Sulmuesja e kombëtares shqiptare, Megi Doçi, ka luajtur ditën e shtunë ndeshjen e saj të parë si futbolliste e Gallatasarajit, në Superligën e Kampionatit Turk të Futbollit për Femra. Lojtarja, e cila finalizoi vetëm pak ditë më parë transferimin e saj nga radhët e Vllaznisë te klubi turk, shihet si një afrim shumë cilësor për këtë skuadër.
Dhe nuk ishte rastësi që u aktivizua menjëherë si titullare edhe pse kishte pak ditë që kishte nisur punën në klubin e ri. Një debutim që rezultoi i suksesshëm për ekipin e femrave të Gallatasarajin, i cili mposhti me shifrat 1-0 Fatih Vatansporin, duke vazhduar kështu garën në distancë me Fenerbahçen për vendin e parë në renditje.
Të dy skuadrat e Stambollit kanë nga 43 pikë pas 17 javësh dhe janë pretendentet kryesore për titullin dhe ardhja e Doçit është cilësuar si një përforcim i madh për Gallatasarajin, ndonëse në ndeshjen e saj të parë, goli u shënua nga një tjetër lojtare, Ebru Topxhu, e përfaqësueses turke.