Gjergj Vyshka 29.02.2016 13:25
Presidenti i Vllaznisë në futboll për femra dje ka pasur përkrah Alfred Pjetrin, që është presidenti i Adës së Velipojës.
Por jo vetëm kaq, por në këtë finale ka qenë edhe trajneri i Besëlidhjes, Samuel Nikaj, që deri në mesin e pjesës së dytë ka qëndruar pranë stolit shkodran.
Atje ku në konsulencë të vazhdueshme me trajnerin Leka kanë bërë më të mirën për këtë Vllazni, që dje me shumë meritë ia ka dalë të jetë fituese për herë të dytë e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra.