AlbanianSport.com 26.11.2016 09:45
ASNN – Akademia “Ajax Albania Schools”, e cila merr pjesë për të disatin vit në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, dje ka luajtur “tenis” me Juban Danjën, të cilën e ka mundur 6-1.
Djegsina me dygolëshin e saj, në minutën e 7-të dhe në atë të 24-t, ka fiksuar rezultatin 2-0 për mikeshat. Më pas, në të 42-ën minutën, Tukaj do të mbyllte pjesën e parë 3-0 për Akademinë AAS.
Në pjesën e dytë, Djegsina do të shënonte dhe dy herë të tjera dhe po kështu dhe Brahimi e për Juban Danjën ka ardhur vetëm goli i Thomajt në minutën e 69-të, që ka vlejtur vetëm sa për statistikë.
Përfundimisht 6-1 për Akademinë AAS, e cila është ngjitur në kuotën e 10 pikëve dhe ndan vendin e 4-të dhe të 5-të të renditjes me Kinostudion. Renditjen e kryeson Vllaznia, me 18 pikë, e ndjekur nga Apolonia me 16 dhe Tirana AS me 13.
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(26 nëntor 2016)
Të premten:
Kinostudio – Teuta 6-1
Dajti – The Door 3-1
Skënderbeu – Apolonia 0-6
Vllaznia – Tirana AS 5-0
Të shtunën:
Juban Danja – Akademia AAS 1-6
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 0 58-0 18
- Apolonia 6 5 1 0 24-2 16
- Tirana AS 6 4 1 1 27-8 13
- Kinostudio 6 3 1 2 39-9 10
- Akademia AAS 6 3 1 2 27-15 10
- Juban Danja 6 2 1 3 15-24 7
- Teuta 6 2 1 3 10-21 7
- Dajti 6 1 0 5 6-34 3
- Skënderbeu 6 1 0 5 3-54 3
- The Door 6 0 0 6 4-46 0