AlbanianSport.com 12.10.2014 21:45
ASNN – Kampionati i 6-të Kombëtar i Futbollit për Femra ka zhvilluar të shtunën të 6 takimet e javës së tij të dytë, ku janë shënuar plot 43 gola, me një mesatare prej mbi 7 golash për ndeshje, çka dëshmon disnivelin që ekziston midis 12 skuadrave pjesëmarrëse në këtë edicion.
Fitorja më e thellë ishte ajo 14-2 e Juban Danjës në Bilisht Sport ndaj skuadrës vendase, fitore që i ngjiti mikeshat në vendin e dytë, me 6 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi, që mundi Apoloninë 9-0 në derbin e debutueseve. Fitore të thellë, 8-0, korri edhe Kinostudio, që mund në Durrës Shkëndijën vendase dhe mori kreun e renditjes falë golaverazhit më të mirë
Po 6 pikë ka në vendin e 4-t edhe kampionia në fuqi, Vllaznia, që u mjaftua me një fitore 3-0 në derbin e Shkodrës me “The Door”. Vlen të theksohet se të 6 ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit të 6-të Kombëtar të Futbollit për Femra u fituan nga ekipet udhëtuese, pasi Tirana AS mundi në fushë të huaj Elbasanin me rezultatin 4-1, ndërsa Dajti mposhti minimalisht AAAS-në.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e dytë
(11 tetor 2014)
Elbasani – Tirana AS 2-4
The Door – Vllaznia 0-3
AAAS – Dajti 0-1
Bilisht Sporti – Juban Danja 2-14
Shkëndija Durrës – Kinostudio 0-8
Kukësi – Apolonia 9-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Kinostudio 2 2 0 0 16-0 6
2. Juban Danja 2 2 0 0 18-3 6
3. Kukësi 2 2 0 0 13-1 6
4. Vllaznia 2 2 0 0 12-0 6
5. The Door 2 1 0 1 5-3 3
6. Tirana AS 2 1 0 1 5-6 3
7. Shkëndija Durrës 2 1 0 1 5-10 3
8. Dajti 2 1 0 1 1-8 3
9. Elbasani 2 0 0 2 3-8 0
10. AAAS 2 0 0 2 0-6 0
11. Apolonia 2 0 0 2 2-14 0
12. Bilisht Sporti 2 0 0 2 2-23 0