Gjergj Vyshka 22.02.2015 13:55
Kampionati i 12-të Kombëtar i Futbollit të Femrave ka luajtur javën e 13-të, ndërsa Vllaznia si kampione në fuqi është e papërmbajtshme.
13 javë, 13 fitore, 110 gola të shënuar e 7 të pësuar, ndërsa dje ka fituar 6-1 në derbin me “The Door”.
Këto janë shifra që e bëjnë bindës skuadrën e Pepajt për të qenë përsëri kampione e Shqipërisë.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera kanë bindur Dajti, Juban Danja, Kinostudio, Kukësi dhe Tirana AS, të cilat i kanë fituar ndeshjet e tyre. Por Vllaznia mbetet e pakapshme.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 13-të
(21 shkurt 2015)
Dajti – AAS 2-0
Juban Danja – Bilisht Sporti 7-0
Kinostudio – Shkëndija Durrës 4-0
Apolonia – Kukësi 1-6
Tirana AS – Elbasani 2-1
Vllaznia – The Door 6-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 13 13 0 0 110-7 39
- Kukësi 13 11 1 1 92-16 34
- Kinostudio 13 10 0 3 75-22 30
- Juban Danja 13 9 2 2 85-16 29
- The Door 13 9 0 4 42-24 27
- Tirana AS 13 7 1 5 40-30 22
- Apolonia 13 3 2 8 25-54 11
- Elbasani 13 3 2 8 14-44 11
- Shkëndija Durrës 13 3 1 9 17-45 10
- Bilisht Sporti 13 2 3 8 18-76 9
- Dajti 13 2 0 11 7-79 6
- AAS 13 0 0 13 4-116 0