AlbanianSport.com 02.03.2017 17:55
ASNN – Miqësorja e dytë e Kombëtares së të rriturave në futboll për femrave ndaj Malit të Zi, e planifikuar për t’u luajtur sot, duke nisur nga ora 12:00 në Stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, pas një mirëkuptimi midis trajnerëve të të dyja skuadrave dhe federatave përkatëse është vendosur të luhet në një datë tjetër, e cila do t’u bëhet publike shumë shpejt.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi të afishuar në faqen e saj zyrtare në Internet. Sipas këtij njoftimi, “lodhja fizike e një pjese të mirë të lojtareve të të dyja skuadrave, si dhe pas dëmtimeve gjatë ndeshjes së parë në Stadiumin “Elbasan Arena”, por edhe impenjimet e futbollisteve me klubet ku luajnë, i kanë çuar në unison të dyja federatat në vendimin për ta zhvilluar ndeshjen në një moment të dytë të volitshëm.