Futboll – Femra / Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2019 12:55

ASNN – Futbolli i femrave në Shqipëri nuk e ka traditën e meshkujve, por vitet e fundit, e këmbënguljen e Federatës dhe angazhimin e mjaft vajzave në këtë sport, është mundësuar një pjesëmarrje më e gjerë dhe natyrisht një përmirësim i cilësisë, nivel që vjen në rritje.

Kuptohet, futbolli i femrave ende nuk është aq i përhapur, por ka skuadra që kanë krijuar fizionominë e tyre në lojë dhe ka përpjekje për të pasur sukses. Të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku ra në sy fitorja e skuadrave të mëdha si Vllaznia dhe Kinostudio, por edhe Tirana dhe Apolonia.

Vajzat e Vllaznisë mundën FC Termin me shifrat 4-0 ditën e shtunë, duke mos e vënë në diskutim kalimin në gjysmëfinale. Po të shtunën, Tirana theu Juban Danjën me shifrat 7-2. Një tjetër fitore të bujshme korri Apolonia që mundi Teutën me rezultatin e thellë 7-0.

Ndërkohë, të dielën u luaj vetëm një ndeshje çerekfinale, ajo midis AAS përballë Kinostudios, e cila nuk pati histori sepse e fituan vajzat e Kinostudios me shifrat e thella 8-1. Në gjysmëfinale do të përballen Kinostudio-Vllaznia dhe Apolonia-Tirana. Pritet të ketë rivalitet të spikatur për trofeun e Kupës, megjithëse Vllaznia shihet si skuadra favorite për ta fituar Kupën e Shqipërisë.

 

Kupa e Shqipërisë

Futboll – Femra

 

Çerekfinalet:

FC Termi – Vllaznia                          0-4

Akademia AAS – Kinostudio          1-8

Teuta – Apolonia                              0-8

Juban Danja – Tirana AS                2-7

 

Gjysmëfinalet:

Kinostudio – Vllaznia

Apolonia – Tirana AS

 

Shënim: Gjysmëfinalet do të luhen me një takim të vetëm

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh