Gjergj Vyshka 28.12.2014 17:05
Futbolli i femrave ka luajtur dje fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, atje ku Vllaznia, Kinostudio dhe Kukësi janë në finale.
Me përjashtim të ndeshjes Kinostudio-The Door, e cila ka pasur rivalitet, dy të tjerat duket se kanë qenë sa për të kaluar radhën.
Tirana AS e ka pasur të pamundur për të përballuar Kukësin, kurse Shkëndija e Durrësit nuk është paraqitur në përballjen me Vllazninë.
Tashmë edhe sipas rregullores, më 24, 26 dhe 28 janar, këto tre skuadra do të luajnë me sistem rrethi për të caktuar fituesen e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, atje ku Vllaznia është fituese në fuqi.
Kupa e Shqipërisë
Futboll – Femra
Rezultatet e turit gjysmëfinale:
Kinostudio – The Door 3-2
Tirana AS – Kukësi 0-3
Vllaznia – Shkëndija Durrës 3-0 (në tavolinë)