Gjergj Vyshka 21.12.2014 10:50
Futbolli i femrave ka nisur sezonin e gjashtë të Kupës së Shqipërisë, atje ku fituese në fuqi është Vllaznia. Në ndeshjet e para, të cilat kanë qenë me eliminim direkt, ka pasur bollëk golash.
Kështu Shkëndija e Durrësit ka mundur Dajtin 3-0, “The Door” fitoi 3-1 me Apoloninë dhe rezultatin më të thellë e ka arritur kampionia në fuqi Vllaznia, e cila ka mundur AAS-në, me shifrat 10-0.
Ndërkohë Bilisht Sporti nuk është paraqitur në Tiranë, ndërsa bardheblutë do ta marrin ndeshjen në “tavolinë”. Sot janë programuar edhe dy ndeshje të tjera, atje ku spikat Juban Danja-Kukësi.
Tashmë Kupa e Shqipërisë është bërë veprimtaria më e rëndësishëm i futbollit të femrave, ndërsa më shumë këtë trofe e ka marrë Juban Danja dy herë.
Kupa e 6-të e Shqipërisë
Futboll – Femra
Turi çerekfinal:
Të shtunën:
Shkëndija Durrës – Dajti 3-0
The Door – Apolonia 3-1
Vllaznia – AAS 10-0
Tirana – Bilisht Sporti (nuk u zhvillua)
Të dielën:
Juban Danja – Kukësi
Kinostudio – Elbasani