AlbanianSport.com 10.11.2014 11:35
ASNN – Futbolli i femrave është ende në hapat e para të tij në vendin tonë, por përtej paragjykimeve dhe vështirësive të momentit, ky kampionat ka nisur të zgjerohet. Dhe nga vetëm disa skuadra që kishte në sezonet e fillimit, tashmë ai numëron në radhët e veta 12 ekipe, ndërsa është zgjeruar edhe shtrirja gjeografike.
Ndërkohë që Kampionati Kombëtar i Futbollit për Meshkuj është tashmë në mesin e dhjetëvjeçarit të tij të 80-të, një tjetër kampionat kombëtar i topkëmbës shqiptare, ai i femrave, është në hapat e para të tij, teksa ka nisur edicionin e tij të 6-të.
Përtej paragjykimeve dhe vështirësive të momentit, ky kampionat ka nisur të zgjerohet dhe nga disa skuadra që kishte në sezonet e fillimit, tashmë numëron në radhët e veta 12 skuadra.
Po kështu është zgjeruar edhe shtrirja gjeografike, pasi përveç skuadrave të zonës së Veriut, të tilla si Vllaznia, Kukësi, Juban Danja, “The Door” apo Akademia “AAS”, në kampionatin e këtij sezoni militojnë ekipet e Shqipërisë së Mesme, të tilla si Tirana AS, Kinostudio, Dajti, Shkëndija e Durrësit dhe Elbasani, apo edhe të Shqipërisë së Jugut, siç janë Apolonia dhe Bilisht Sporti.
Gjatë fundjavës që shkoi u luajtën ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit të këtij sezoni dhe aktualisht, renditjen e kryesojnë Kukësi dhe Vllaznia, me nga 18 pikë secila, pas 6 fitoresh në po aq javë kampionat.
Kampionati i 6-të kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(8-9 nëntor 2014)
Juban Danja – Tirana AS 2-2
Bilisht Sporti – Dajti 6-0
AAS – Kukësi 0-18
Vllaznia – Apolonia 9-0
Elbasani – Shkëndija Durrës 1-0
The Door – Kinostudio 2-4
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 6 6 0 0 50-1 18
- Vllaznia 6 6 0 0 50-3 18
- Kinostudio 6 5 0 1 37-5 15
- The Door 6 4 0 2 14-10 12
- Juban Danja 6 3 1 2 40-12 10
- Shkëndija Durrës 6 3 0 3 16-16 9
- Elbasani 6 2 1 3 8-16 7
- Tirana AS 6 2 1 3 11-21 7
- Bilisht Sporti 6 1 1 4 11-39 4
- Dajti 6 1 0 5 3-35 3
- Apolonia 6 0 2 4 6-29 2
12. AAS 6 0 0 6 1-60 0