AlbanianSport.com 05/06/2018 17:25
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave do të luajë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Maqedonisë. Dy ndeshjet do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Takimi i parë luhet më 12 qershor 2018, duke nisur nga ora 17:00, kurse i dyti, më 14 qershor 2018, duke nisur nga ora 12:00.
“Krahas grumbullimeve të meshkujve, FFK-ja rëndësi të veçantë po i kushton edhe Kombëtares A të femrave.” Kështu, siç bën të ditur Dejtori për Marrëdhënie me Jashtë dhe i Ekipeve Kombëtare, Artan Govori, përfaqësuesja e të rriturave, do të grumbullohet nga data 10 qershor, pasi është arritur mirëkuptimi me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, që të zhvillohen dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e saj.
“Me qëllim të zhvillimit të futbollit të femrave, FFK-ja do të vazhdojë të bëjë grumbullime tjera dhe do të organizojë ndeshje miqësore me rivalë të tjerë”, – thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).