Futboll – Femra / Kombëtarja mund Turqinë 1-0, Rraklli, i kënaqur me vajzat

Share Button

Futboll-Femra-Kombetarja-20150-Fier

AlbanianSport.com 20.08.2015 11:25

ASNN – Kombëtarja e femrave ka mposhtur në një miqësore përfaqësuesen e Turqisë me një rezultat minimal. Ndeshja është luajtur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Altin Rraklli, fitoi 1-0, me gol të shënuar nga Klaudia Rrotani në minutën e 89-të. Një fitore e bukur, e arritur kundër një rivali më cilësor, sepse Turqia ndodhet 16 vende më lart në renditjen e FIFA-s sesa Shqipëria, e cila është e 78-ta në botë.

Pjesa e parë ishte e ngadaltë, ndikuar edhe nga temperaturat e larta (ndeshja filloi në orën 18.00), ndërkohë që Turqia ishte superiore, duke krijuar edhe disa raste për shënim, si dhe iu anulua një gol për faull ndaj portieres kuqezi, Gjyli. Ndërkaq, Shqipëria humbi një rast ideal në fundin e pjesës së parë, kur një nga lojtaret tona goditi mbi traversë, pak metra larg portës, në një pozicion shumë të mirë. Pushimi duket se ndikoi për mirë tek Kombëtarja kuqezi, sepse trajneri Rraklli bëri ndryshime në vendosje.

Edhe gjatë gjithë pjesës së dytë, ai bëri edhe shumë zëvendësime, që dhanë fryte.   Niveli i Shqipërisë u rrit me kalimin e minutave, aq sa ishte skuadra kuqezi ajo që kontrolloi lojën dhe krijoi edhe raste të mira (por edhe Turqia humbi një rast të shkëlqyer), derisa erdhi goli i fitores, me një depërtim të bukur të Rrotanit, që me shumë qetësi përballë portieres turke shënoi. Të premten Shqipëria e Turqia do të ndeshen sërish në Fier, me të njëjtin orar.

Pas ndeshjes, trajneri Rrakllli u shpreh për faqen zyrtare të federatës shqiptare të futbollit: ”Kemi bërë një lojë të mirë duke arritur dhe rezultatin e dëshiruar. Dua të theksoj që kemi dominuar ndeshjen dhe kemi humbur disa raste shënimi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh