AlbanianSport.com 28.08.2015 12:25
ASNN – Kombëtarja e futbollit të femrave po vijon me fazën përgatitore në prag të Eliminatoreve të “Euro 2017”. Ekipi që drejtohet nga Altin Rraklli do të luajë dy miqësore në Kroaci më 31 gusht dhe 2 shtator.
“Këto ndeshje do te shërbejnë për të kontrolluar gjendjen e grupit dhe për të aplikuar mënyrën tonë të lojës”, – tha Rraklli për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Këtë muaj, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave luajti dy miqësore me Turqinë në Fier. Skuadra kuqezi e fitoi të parën 1-0, por vijoi të humbte të dytën, me të njëjtin rezultat.
Kroacia është një test të rëndësishëm para eliminatoreve të Euro 2017-tës, ku në grup ekipi kuqezi luan ndaj Greqisë, Ukrainës, Francës dhe Rumanisë. Skuadra e trajnerit Altin Rraklli do ta nisë me Greqinë, më 22 tetor në Shqipëri.