AlbanianSport.com 03.09.2015 14:35
ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra, e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli, e ka humbur dhe ndeshjen e dytë miqësore me Kroacinë, e cila është luajtur dje në mesditë në stadiumin “NK Olimpija”.
Nëse në ndeshjen e parë tonat janë mundur 1-7, këtë herë paraqitja e tyre ka qenë disi më dinjitoze, por pa e shmangur humbjen, e cila është në shifrat 1-3. Kjo ka qenë miqësorja e 6-të për kombëtaren e Rrakllit.
Më 22 tetor, Shqipëria do të nisë Eliminatoret e Kampionatit Evropian ndaj Greqisë. Kanë fituar 2-0 me Luksemburgun dhe 1-0 me Turqinë në Fier, si dhe janë mundur 0-1 nga Mali i Zi, 0-1 nga Turqia, si 1-7 dhe 1-3 nga Kroacia.
E deri në ndeshjen e parë eliminatore me Greqinë ka kohë për të përmirësuar shumë gjëra në këtë kombëtare.