AlbanianSport.com 02.05.2015 15:25
ASNN – Kombëtarja e të rejave në futboll, apo e moshës deri në 19 vjeç, e cila drejtohet nga Nevil Dede, ka zhvilluar duke nisur nga e marta, një grumbullim treditor, që është mbyllur të enjten me një ndeshje kontrolli me kombëtaren A, që është e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-0. Për këtë “zbor” treditor, trajneri kuqezi, Dede, pati thirrur këto lojtare:
Djellza Musa (Kosovë), Ardiona Raxhimi (The Door), Valbona Lipe (Kukësi), Anxhela Aliu (Vllaznia), Joana Hoxha (Apolonia), Vojsava Sallahi (Kukësi), Majlinda Kadolli (Kosovë), Mirsada Skutina (The Door), Desantina Koldashi (Kukësi), Paula Jaku (Juban Danja), Elmedina Shega (The Door), Egzona Zeka (Kosovë), Ajdena Mustafaj (Juban Danja), Ambra Gjergji (Kinostudio), Uendi Muja (Vllaznia), Rovena Ndoci (Vllaznia), Iris Kola (Apolonia), Greis Domi (Fiorentina).
Duke folur pas humbjes në miqësoren me të rriturat, trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçare kuqezi, tha: “Qëllimi i këtij takimi ishte për të bashkërenduar forcën e grupit, në mënyrë që lojtaret të njihen me rolin si dhe me lojën në grup. Sigurisht kishim si synim për të parë se si i zbatonin edhe detyrat e ngarkuara futbollistet që ishin në provë në këtë zbor.
“Lidhur me veprimtaritë ndërkombëtare, ekipi ynë ka si synim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze, duke qenë edhe pjesëmarrja e parë e jona në të tilla veprimtari”, – ka përfunduar Dede.