AlbanianSport.com 06.04.2016 17:55
Brenda pak ditëve kombëtarja shqiptare e futbollit për femra të grupmoshës deri në 19 vjeç, zhvilloi dy miqësore më homologet e Maqedonisë. Në sfidën e parë, përfaqësuesja e Maqedonisë pati fituar 3-1, ndërsa të mërkurën ishin vajzat shqiptare që triumfuan me shifrat 4-2.
Takimi i së mërkurës u zhvillua në stadiumin e Probishtipit në Maqedoni dhe për Shqipërinë e Nën-19-vjeçareve shënuan dy herë Klarita Myrtolari, në minutën e 34-t, dhe atë të 58-të, Arlinda Hasanaj nga pika e bardhë në minutën e 53-të dhe Ilarja Zarka, në minutën e 80-të.
Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede zhvilloi një ndeshja mjaft të mirë, duke arritur edhe të shënojë 4 herë në portën e Maqedonisë. Miqësorja e parë, e luajtur më 4 prill 2016, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Maqedonisë dhe u zhvillua po në vendin fqinj.