AlbanianSport.com 03.11.2014 20:45
Java e 5-të e Kampionatit të 6-të Kombëtar të Futbollit të Femrave duket se ka qenë kohë rekordesh, sepse të gjitha pretendentët për titullin “kampion” kanë qenë në garë për të shënuar sa më shumë.
Rekordin e javës e ka vendosur Juban Danja, që ka shënuar 17 gola në portën e AAS-së. Më pas Vllaznia, i cili ka mundur Tiranën, 11-0. Pas tyre vjen edhe Kinostudio, 10-0 me Bilisht Sportin.
Vlen të përmendet fitorja e parë e Elbasanit në kampionat, apo seriali i sukseseve të Kukësit dhe The Door. Kësisoj një kampionat me rivalitet për titull mes Vllaznisë e Kukësit, apo dhe Kinostudios dhe The Door. Por me shumë diferenca mes skuadrave.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 5-të
(1-2 nëntor 2014)
Kinostudio – Bilisht Sporti 10-0
Tirana AS – Vllaznia 0-11
Dajti – Elbasani 1-3
Juban Danja – AAS 17-0
Shkëndija D – Kukësi 0-4
Apolonia – The Door 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 5 5 0 0 41-3 15
- Kukësi 5 5 0 0 32-1 15
- Kinostudio 5 4 0 1 33-3 12
- The Door 5 4 0 1 12-6 12
- Juban Danja 5 3 0 2 38-10 9
- Shkëndija Durrës 5 3 0 2 16-15 9
- Tirana AS 5 2 0 3 9-19 6
- Elbasani 5 1 1 3 7-16 4
- Dajti 5 1 0 4 3-29 3
- Apolonia 5 0 2 3 6-20 2
- Bilisht Sporti 5 0 1 4 5-39 1
- AAS 5 0 0 5 1-42 0