ASNN – Bilanc unikal në kampionatin shqiptar të femrave kuqeblu, 18 ndeshje të luajtura, 18 fitore, 134 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Nuk ka ku shkon më mirë për kampionet e reja.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici, së bashku me punonjësen e këtij instritucioni Elira Kajtazi, i kanë dorëzuar medaljet të gjithë pjesëtarëve të kampit kuqeblu, futbollisteve, stafi teknik dhe drejtues të klubit.
E më pas momenti kulmor ka qenë ai kur, përmes shpërthimit të fishekzjarreve dhe dekorit zbukurues, kapitenia Uendi Muja ka marrë në dorëzim kupën e trofeut të titullit kampion. Moment gëzimi dhe entuziazmi pa kufi në kampin e Vllaznisë.
Kampionet e Vllaznisë 2015-2016
Portiere – Delvina Durmishi
Mbrojtëse – Valbona Lipa, Arbiona Bajraktari, Donilda Sufaj, Luçi Gjini
Mesfushore – Denisa Proto, Esmeralda Franja, Lavdije Begolli, Suada Jashari
Sulmuese – Megi Doçi, Uendi Muja
(Të aktivizuara gjatë kampionatit: Arlinda Gruda, Sara Maliqi, Ambra Gjergji, Ana Baro, Afërdita Qevani, Edra Bibaj, Rovena Ndoci, Jesmina Tula, Madalena Rrotaj)
Trajnerë: Nikolin Leka, Elis Legata
Drejtor teknik: Armir Grima
Mjek sportiv: Arben Mlloja
President: Lazër Matija