AlbanianSport.com 22.12.2014 18:20
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e fundit të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Surpriza ka ardhur nga Kukësi, që ka mundur Juban Danjën, e cila është fituesja me më shumë trofe në Kupën e Shqipërisë, dy herë.
Mirëpo Kukësi, që deri disa javë përpara ka rivalizuar me Vllazninë për titullin “kampion” dhe tashmë përsëri e pretendon atë, ka pasur një tjetër mendim. Ka fituar 2-0 ndaj Juban Danjës në fushën e kësaj të fundit.
Kështu, Kukësi tashmë ka nisur rrugëtimin e vet për turit e ardhshme të Kupës së Shqipërisë së bashku me Vllazninë, Tirana AS, The Door e Shkëndijën e Durrësit. Por këtyre tashmë i është bashkuar dhe Kinostudio, e cila ka fituar 8-0 me Elbasanin.
Tashmë pritet të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet e finalja për të shpallur fituesen e edicionit të gjashtë të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra.